Rusia ka njoftuar zyrtarisht se ka zhvilluar një vaksinë kundër kancerit, e cila sipas autoriteteve tashmë është gati për përdorim publik dhe do të ofrohet falas për të gjithë qytetarët.
Rusia prezanton vaksinën që ndalon kancerin

Presidenti Vladimir Putin e ka cilësuar këtë si një hap madhor për transformimin e trajtimit të kancerit në vend.
Vaksina, e zhvilluar nga shkencëtarët e Agjencisë Federale Mjekësore dhe Biologjike të Rusisë (FMBA), synon të luftojë disa lloje tumoresh duke stimuluar sistemin imunitar që të njohë dhe shkatërrojë qelizat kancerogjene.
Testimet para-klinike kanë treguar rezultate premtuese, me një reduktim të madhësisë së tumoreve dhe ngadalësim të progresit të sëmundjes deri në 60-80%, veçanërisht tek kanceri i zorrës së trashë.
Zyrtarët shëndetësorë thonë se kjo iniciativë është pjesë e një strategjie më të gjerë kombëtare që synon të rrisë jetëgjatësinë e popullatës dhe të bëjë trajtimet e avancuara më të qasshme për të gjithë.