Rrugët që do të mbyllen më 16 qershor në Tiranë – Kontroll total nga Policia e Shtetit!

ALARM PËR QYTETARËT E TIRANËS – MË 16 QERSHOR PRITEN BLLIKIME TË FORTA RRUGËSH!

Policia e Shtetit ka miratuar një plan të ri sigurie me masa të shtuara, në kuadër të zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që sjell në Tiranë delegacione të huaja të nivelit të lartë, përfshirë presidentë.

🚨 Dita kritike: 16 qershor 2025!

📍 Në këtë datë do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme në disa nga akset kryesore të qarkullimit në kryeqytet, për të mundësuar lëvizjen e eskortave dhe garantimin e sigurisë.

🛑 Zonat ku do të ndalohen ose kufizohen lëvizjet:

Në ardhje të delegacioneve nga Rinasi:

Mbikalimi i Kasharit Autostrada Durrës-Tiranë Unaza e Re Rrethrrotullimi i Saukut Rruga e Elbasanit Rruga “George W Bush” Rruga “Urani Pano” Rruga “Dervish Hima”

Në largim të tyre:

Rruga “George W Bush” Rruga e Elbasanit Rrethrrotullimi i Saukut Unaza e Re Sheshi “Shqiponja” Autostrada Tiranë-Durrës Mbikalimi i Kasharit Aeroporti i Rinasit

🚷 Bllokime totale edhe për këmbësorët dhe parkimet në:

Rrugën “Ludovik Shllaku” Rrugën e Dibrës

⏰ Orari i bllokimeve do të ndryshojë sipas orës së mbërritjes së delegacioneve.

📣 Policia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim, të shmangin këto zona dhe të bashkëpunojnë për sigurinë e këtij eventi madhor ndërkombëtar.

More posts