Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike.
“Rritje pagash si kurrë më parë! Zbuloni sa do marrin zëvendësministrat, sekretarët dhe koordinatorët – shifra që po trondit administratën!”

Ndryshimet e propozuara nga zëvendëskryeministri synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil.
Vendimi i ri përfshin ndryshime specifike si zëvendësimi i tabelave që janë pjesë përbërëse e vendimit fillestar, zëvendësohet me një lidhje të re me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet vendimit të fundit. Kjo do të thotë se struktura e pagave dhe kategorizimet e institucioneve apo pozicioneve mund të jenë ri dizajnuar.
SHTESAT MBI PAGË
Vendimi i qeverisë parashikon rritje page për sekretarët dhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm. Vendoset një shtesë mujore prej 65,000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh për nëpunësit në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretar i Përgjithshëm”.