“Rinumërimi zbulon grabitjen e shekullit: Ja sa vota vodhi Berisha në Tiranë!”

Procesi i rinumërimit në Qarkun e Tiranës ka zbuluar parregullsi shqetësuese në ndarjen e votave, ku Partia Demokratike dhe disa kandidatë të saj rezultojnë të kenë përfituar vota që u takonin formacioneve të tjera politike. Nga 1085 kuti të hapura deri në orën 17:00 të ditës së djeshme, rezulton se PD ka marrë në mënyrë të pajustifikuar rreth 579 vota, në dëm të partive të vogla.

Ndër përfituesit e kësaj situate përmenden edhe kandidatët Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, të cilët rezultojnë me qindra vota që nuk janë arkëtuar realisht prej tyre. Për më tepër, edhe Ilir Meta, aktualisht në paraburgim, ka rezultuar me 59 vota të pamerituara, duke ngritur dyshime për një skemë të gjerë deformimi të vullnetit elektoral.

Të dhënat e rinumërimit tregojnë një tendencë të qartë të transferimit të votave nga koalicione të vogla si “Shqipëria Bëhet”, “Lëvizja Bashkë” dhe Koalicioni Euro-Atlantik i Lulzim Bashës, në favor të partive më të mëdha. Kjo situatë ka ngjallur indinjatë dhe shqetësim mbi besueshmërinë e procesit zgjedhor, duke ngritur nevojën për hetime të plota dhe ndëshkime ligjore për çdo rast manipulimi të qëllimshëm.

More posts