Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” vijon dhe sot procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës.
Rinumërimi i votave për Tiranën/ Janë hapur 355 kuti: Ja rezultati surprizë…

Pavarësisht se Berisha pretendon se i janë vjedhur votat, me 355 kutitë e hapura deri më tani nga 1282 në total, PD kryeson me votat që nuk i takonin.
PD rezulton se ka 177 vota të pamerituara, ndërsa PS 170, të cilat iu zbriten nga rezultati i numërimit të parë. Edhe ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e Lapajt rezulton se deri më tani ka 20 vota të pamerituara, kurse Lëvizja Bashkë 15 vota me teper.
Partia Social Demokrate e Tom Doshit humbet 22 vota që i ishin shtuar më 11 maj.