Egli Tako dhe Gjesti prej kohësh janë kthyer në një nga çiftet më të përfolura në mediat rozë për shkak të marrëdhënies së tyre të lëkundur.
Mat!! Egli dhe Gjesti vazhdojnë romancën dhe jashtë !

Pas spekulimeve të shumta për ndarje dhe tensione, një postim i fundit nga këngëtarja ka ngritur dyshime të forta për një rikthim të mundshëm të çiftit.


Egli ka ndarë në Instagram një foto ku shfaqet e buzëqeshur dhe mjaft e lumtur, ndërsa një dorë mashkulli i kap mjekrën në mënyrë përkëdhelëse.
Identiteti i personit nuk është zbuluar, por ndjekësit me sy të mprehtë vunë re një detaj domethënës: byzylyku në dorën e mashkullit është i njëjtë me atë që më parë është parë në dorën e Gjestit.
