Deputeti i ri i PD Klevis Balliu, ka folur me gjuhën e Berishës, teksa është shprehur se zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një “masakër elektorale”, duke akuzuar qeverinë për manipulim të rezultatit zgjedhor.
Rezerva për mitingjet e Berishës? Balliu: Kemi nevojë për protesta, jo për…

Ndërkohë që më tej Balliu u shpreh se kjo opozitë ka nevojë për protesta dhe jo për mitingje, duke nënkuptuar pakënaqësinë e tij me mitingjet e deritashme të organizuar nga opozita nën drejtimin e Berishës.
“Opozita ka nevojë të bëjë protesta, jo mitingje …Kur një qeveri nuk lejon zgjedhje dhe vjen në pushtet si rezultat i aferave dhe lidhjeve me krimin, ajo i përgjigjet nevojave jo të qytetarëve, por të bandave” tha Balliu.
Kujtojmë se Berisha u rikthye me premtimin se do ta rrëzonte Edi Ramën me revoltë popullore, mirëpo humbi zgjedhjet e 11 Majit me rezultatin më të dobët që kishte marrë ndonjëherë Partia Demokratike