Gjëndra tiroide është gjëndra më e madhe e sistemit endokrin, përgjegjëse për zhvillimin mendor dhe fizik të njeriut. Nëse një individ lind pa gjëndrën tiroide, është 100% e sigurt që do të ketë prapambetje të rëndë mendore, e cila njihet ndryshe me termin mjekësor kretinizëm.
Receta natyrale që duhet të përdorë kushdo që vuan nga tiroidet

Gjëndra e tiroides janë të vendosura në pjesën e poshtme të qafës, nën mollën e Adamit dhe përfundon rreth laringut. Hormonet e prodhuara nga gjëndra tiroide janë shumë të rëndësishme pasi stimulojnë qelizat e metabolizmit.
Në artikullin e sotëm do ju propozojmë një recetë natyrale që kuron hipotiroidizmin që është ulja e funksionit të tiroides. Hipotiroidizmi prek 2-3 të popullatës. Ajo prek kryesisht seksin femër në raportin 3 me 1 dhe shfaqet zakonisht pas të 30-ve.
Disa prej simptomave kryesore janë:
-Ndjenjë e lodhjes, plogështisë ose depresionit.
-Lëkurë e thatë dhe thonj të brishtë.
-Paaftësi për të duruar të ftohtit.
-Konstipacion (kapsllëk).
-Probleme me kujtesë dhe vështirësi në të menduarit e qartë.
-Menstruacione të forta ose të çrregullta.
Përbërësit: 40 kokrra arra të njoma, 1 kg mjaltë organik dhe 1 vazo qelqi. Këshillohet të përdorni arra të njoma në ngjyrë jeshile të cilat përmbajnë më shumë selen se arrat e bëra. Lajini mirë e mirë me ujë të rrjedhshëm dhe më pas ndajini në katër pjesë. Duke qenë se arrat janë akoma të njoma, lëkura e tyre do të pritet lehtësisht dhe do të tretet po aq lehtësisht.