Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas xhiros së botës që bëri video e tij me Presidentin francez dhe atë të Azerbajxhanit, ku bënin humor me lapsuset e Trump që përmendte Shqipërinë në vend të Armenisë.
Reagimi urgjent! Mediat boterore thane qe u t*ll me Donald Trump! Edi Rama zbulon detajet e forta, ja cfare ndodhi me Macron

Në një reagim në rrjetin social X, Rama shkruan se lajmi i përhapur tashmë edhe nga media ndërkombëtare, është nxjerrë nga realiteti.
Kryeministri sqaron se e gjithë situata ishte humor mes miqsh dhe asgjë më shumë. Rama vlerëson rolin e Presidentit Trump, kur thotë se ka arritur të vendosë paqen aty ku shumë të tjerë dështuan, dhe vazhdon të punojë në këtë drejtim.
Postimi i Plotë:
Është vërtet e jashtëzakonshme se si funksionon media e sotme dhe si e ashtuquajtura “viralitet” mund ta shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor të mirë, në frymën e miqësisë, papritmas shndërrohet në një kryelajm botëror të një samiti të tërë midis dhjetëra kombeve, ndërsa gjithçka tjetër, substanca e vërtetë, bëhet e parëndësishme.