Një foshnjë në Mbretërinë e Bashkuar ka vdekur nga kolla e mirë. Mësohet se kjo është vdekja e parë nga kjo sëmundje në vitin 2025.
Rasti i parë për 2025-ën, ndërron jetë foshnja nga kolla e mirë, nëna nuk ishte vaksinuar gjatë shtatzënisë

Fëmija u sëmur dhe vdiq midis marsit dhe qershorit ndërsa mësohet se nëna e tij nuk ishte vaksinuar kundër kollës së mirë gjatë shtatzënisë.
Kolla e mirë ose pertusis është një sëmundje shumë ngjitëse që prek mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes. Foshnjat kanë rrezikun më të lartë të preken nga kjo sëmundje.
Vdekja vjen vetëm disa javë pasi një fëmijë humbi jetën nga fruthi në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey në Liverpool.
Autoritetet paralajmërojnë se normat e vaksinimit kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët në 15 vjet. Pothuajse një në pesë fëmijë që fillojnë shkollën fillore në Angli këtë vit nuk janë të mbrojtur plotësisht nga sëmundje të tilla si kolla e mirë, poliomeliti dhe tetanozi.