Rama zbulon “planin e ri” të qeverisë/ “Brenda pak kohe do të zhdukim…

Në ambicien e saj më të fundit, qeveria shqiptare ka vendosur të zhdukë paratë fizike brenda deri në fund të kësaj dekade.

Në planin për të shfarosur evazionin dhe informalitetin, Rama tha se është sfidë e madhe por jo e pamundur.

Kemi një ambicie tjetër që deri në fund të kësaj dekade Shqipëria të jetë ‘cashless’, pra që të gjithë ndërveprimet dhe të gjitha transaksionet financiare të jenë digjitale. Për këtë na duhet një sforco e madhe, na duhet goxha sensibilizim. Teknologjia nuk mungon. Besoj që, nëse do dimë ta bëjmë si duhet vizatimin e rrugës dhe do dimë të ecim sipas saj, kjo është e realizueshme dhe do të çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme”, tha Rama.

More posts