Kryeministri Edi Rama ka komentuar zbatimin e ligjit për lirimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar se pas heqjes së çadrave do të vijojë edhe rregullimi i vendosjes së karrigeve të bizneseve në trotuare.
Rama vë “vija të kuqe” për bizneset: Do matet çdo centimetër trotuari!

Rama deklaroi se do të vendosen “vija të kuqe” për të përcaktuar qartë se sa përqind e trotuarit mund të përdoret nga subjektet private dhe sa mbetet për kalimtarët.
“Karriget, disiplinimi i karrigeve do të bëhet me rregullore. Edhe për karriget që paskan qenë të pafundme, do t’u japim mundësi të gjithëve të ushtrojnë aktivitetin jashtë, por në një hapësirë të përcaktuar, si në qytetet europiane. Sa përqind të trotuarit i takon biznesit dhe sa publikut,” – u shpreh Rama.
Ky vendim vjen pas aksioneve për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, ku janë hequr çadrat dhe strukturat e paligjshme që zinin trotuaret dhe hapësirat publike.