Rama “shpërthen” me kritika ndaj Britanisë: E turpshme dhe e paimagjinueshme që…

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi planin e Mbretërisë së Bashkuar për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në “qendrat e kthimit” në vendet e treta.

Plani i Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendrat e kthimit” në vendet e treta tregon se Britania pas Brexit-it është “në një vend shumë të errët”, tha kryeministri i Shqipërisë.

Edi Rama tha se ideja që Britania të “kërkojë vende ku të hedhë emigrantët” do të ishte e paimagjinueshme 10 vjet më parë.

Por, sipas Ramës, kjo përputhet me ndryshimin në diskursin publik në Britani pas Brexit-it, ku “e papranueshmja, qesharakja dhe e turpshmja” janë bërë normale.

Plani i “qendrave të kthimit” u shpall muajin e kaluar nga Keir Starmer gjatë një vizite në Ballkan, dhe parashikon që personat që u është refuzuar azili dhe kanë shteruar rrugët ligjore në Britani, të dërgohen në vende të treta për t’u përpunuar atje kërkesat e tyre.

“Është një nga ato gjëra që dhjetë vjet më parë thjesht nuk do të ishin të imagjinueshme… që Britania do të kërkonte vende për të hedhur emigrantët” tha Rama.

More posts