Kryeministri Edi Rama, në nisje të mandatit të ri gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, i drejtoi një mesazh edhe demokratëve. Ai tha se PS është e hapur për njerëz nga çdo bindje politike, përfshirë edhe ata që vijnë nga opozita.
Rama “shkund” demokratët: Nuk dua më votat tuaja, dua… diçka tjetër!

Sipas Ramës, socialistëve nuk u nevojitet më vota e demokratëve, por angazhimi i tyre për të kontribuar.
“Ka sot demokratë që duan të na bashkohen si kurrë më parë. Nuk na duhet vota e tyre, por dëshira për të punuar dhe për të dhënë kontribut, duke mbajtur edhe familjet e tyre. Na duhen njerëz që punojnë dhe që e ndjejnë vlerën e kësaj hapjeje,” u shpreh ai.