Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mohuar akuzat e shumta në opinionin publik se është shitur ishulli i Sazanit.
Rama: Shitja e Sazanit si ndarja e Kosovës, hedh një budalla një gur e 100 të mençur s’e nxjerrin

Në emisionin “Opinion”, ai ka thënë për projektin në Sazan që do të investohet nga sipërmarrësi amerikan Jared Kushner, dhëndri presidentit amerikan Donald Trump.
Ai regoi se ky ishull as nuk është shitur e as nuk do të shitet.
“Ishulli i Sazanit është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar, as nuk është shitur dhe as nuk do të shitet ndonjëherë. Është një pasuri e popullit shqiptar, ku qeveria shqiptare do të jetë partnere me kompaninë apo me grupin. Negociatat e partneritetit nuk kanë mbaruar ende. Ata kanë bërë një punë dhe është për të ardhur keq mënyra si është interpretuar nga mediat ndërkombëtare ky proces qysh në fillim. Është paraqitur si një histori politike. Ndërkohë që kur unë kam takuar Jared-in dhe ne kemi filluar të punojmë për këtë gjë, Donald Trump-i nuk dihej a do shkonte në Shtëpinë e Bardhë, apo do të shkonte në burg? Nuk ka lidhje fare me politikë kjo. Për mua ata kanë qenë investitorë amerikanë dhe janë investitorë amerikanë siç janë të gjithë amerikanët”, tha kryeministri Rama.
Pretendimet e opozitës për shitjen e këtij ishulli, Rama i ka krahasuar me pretendimet për ndarjen e Kosovës.