Rama paralajmëron: Shkelësit e hapësirave publike përballen me burg!

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot, në një konferencë për mediat nga Kryeministria, masat e qeverisë për forcimin e kontrollit mbi territorin.

Ai theksoi se do të ketë masa të rrepta ndaj të gjithë atyre që zaptosin hapësira publike, si dhe ndaj punonjësve të shtetit që nuk konstatojnë ndërtimet pa leje.

“Ndërkohë që në terren lejet shkelën rëndë, në bashki aktet e konstatimeve janë në rregull… Për këto raste, masa ndaj punonjësve është shkarkim nga detyra, ndjekje penale dhe përjashtim nga administrata. Ata që ndërtojnë pa leje ose bëjnë parkime të jashtëligjshme mund të përballen me burg. Burgimi rritet nëse ndërtohet në zona nën mbrojtjen e shtetit, apo nëse janë përfshirë punonjës të administratës,” – tha Rama.

More posts