Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga rruga e re Berat-Ballaban, që po afron gjithnjë e më shumë dy qytetet e UNESCO-s: Beratin dhe Gjirokastrën.
Rama ndan pamje nga rruga e re që po afron më shumë dy qytetet e Shqipërisë…

Sipas Ramës, tani më secili turist që ka parë qytetin e ka më të lehtë rrugën drejt Jugut.
“Vijojnë punimet për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban, një aks i rëndësishëm që po afron gjithnjë e më shumë dy qytetet e UNESCO-s: Beratin dhe Gjirokastrën. Aktualisht, është përfunduar shtresa e parë e asfaltit nga Ballabani deri në Zhitom, ndërsa në segmentin Zhitom–Drobonik po vijon vendosja e tombinove dhe përgatitja për asfaltim.
Kjo rrugë, e gjatë 60 km, nuk është thjesht një vepër infrastrukturore, por një urë që forcon lidhjen turistike mes dy prej destinacioneve më të çmuara të Shqipërisë. Shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Jugu drejt Beratit, duke sjellë më afër vizitorët vendas dhe të huaj që kalojnë përmes Përmetit e Tepelenës.
Me përfundimin e saj, turizmi kulturor dhe historik merr një hov të ri: Berati bëhet më lehtësisht i aksesueshëm për ata që zbresin nga Gjirokastra apo vijnë nga Greqia, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve, zhvillimin e agroturizmit dhe gjallërimin ekonomik të zonave rurale që kjo rrugë prek dhe vice versa. Çdo turist që ka parë Beratin e ka më të lehtë rrugën drejt Jugut“, shkruan Rama.