Operacioni i prishjeve ka rinisur sërish në fshatin turistik të Thethit, ku rruspat e IKMT-së të mbështetura nga Policia e Shkodrës kanë hyrë në zonë që në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Gjatë mëngjesit të sotëm, veprimet për shembjen e ndërtimeve pa leje kanë vijuar me intensitet.
Rama mesazhi i fortë: Ndërtimet pa leje janë “bela” për Shqipërinë europiane

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se çdo ndërtim pa leje është një rrezik i vetëkrijuar nga pronarët.
“Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian,“ – shkruan Rama, duke ndarë edhe pamje nga operacioni.
Thethi, një nga destinacionet turistike më të njohura në veri të vendit, është përfshirë shpesh në aksione të tilla, për shkak të rritjes së ndërtimit pa leje pas zhvillimit të turizmit në zonë. Autoritetet theksojnë se aksioni është pjesë e planit për mbrojtjen e territorit dhe zhvillimin e qëndrueshëm turistik.