Ultimatumi i kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtorëve, nënkryetarëve dhe rifreskimin e bashkive në nivelet drejtuese, ka prekur edhe Bashkinë e Tiranës.
Rama kërkon shkarkime te Bashki e Tiranës! Anuela Ristanit i caktohet “detyra e re”…

Gjatë takimit me dyer të mbyllura me deputetët socialistë dhe përfaqësues të bashkisë, Rama ka kërkuar hapjen e garës për nënkryetarët e rinj të bashkisë, pa përjashtuar ata aktualët, nga ku do të caktohen 4 të rinj.
Mësohet se nga ky ristrukturim nuk preket Anuela Ristani, që nuk është më zëvendëskryetare, por Kryetare e Komanduar.
Ristanit mësohet se Rama i ka lënë detyrë dixhitalizimin e Bashkisë, si dhe drejtimin e punës për adoptimin e një strukturë të re organizative në Bashkinë Tiranë, e cila është konceptuar në bashkëpunim me Institutin “Tony Blair”, dhe që adoptohet edhe në bashki të tjera.
Ndërkohë, ashtu si në bashkitë e tjera të vendit, edhe në Tiranë është ngritur një grup pune, ku 3 prej anëtarëve janë Blendi Gonxhja, Ogerta Manastirliu dhe Petrit Malaj, të cilët do të zhvillojnë intervista me kandidatët për nënkryetarë.