Kadilli: Rama e flijoi Veliajn për dy arsye, shpëtim personal dhe poshtërim të opozitës!
“Rama hoqi qafe Veliajn për dy arsye! Ish-deputeti demokrat zbulon prapaskenat”

Ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli ka komentuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, mes tyre edhe në Tiranë.
Kadilli tha se Erion Veliaj, i cili ndodhet prej 8 muajsh në arrest, ka vetëm një rrugë për të rifituar zemrat e publikut: të bëhet “i penduari i drejtësisë”.
Sipas tij, Edi Rama është distancuar qëllimisht nga Veliaj për dy arsye kryesore:
1️⃣ Për të hequr nga vetja përgjegjësinë politike e juridike të bashkëpunëtorit më të afërt, duke treguar se PS nuk i mbron më njerëzit e saj para drejtësisë.