Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një emision televiziv, ka analizuar përbërjen e re të kabinetit qeveritar dhe rolin në rritje të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Rama delegon pushtetin real”, gazetari i njohur paralajmëron: Balluku rrezikon të ketë fatin e Veliajt

Sipas Kokës, Balluku është sot figura më e fuqishme brenda qeverisë, ndërsa e përshkroi Ramën si një ‘turist’ në krye të qeverisë, që i ka deleguar pushtetin real Ballukut, e cila sipas tij, është kthyer në garancinë për vendime të rëndësishme të ekzekutivit, shpesh pa përgjegjësi të vërtetë politike.
Koka paralajmëron se ‘ligji i pashkruar’ i Edi Ramës, ai që sa më lart ngjitesh, aq më thellë rrëzohesh, mund të përsëritet edhe në rastin e Ballukut, njësoj si me Erion Veliajn.
Bledian Koka: Jo se ka ndonjë diferencë mes njërit dhe tjetrës, sepse është fiks kur themi Rama-themi Belinda, dhe anasjelljas. Problemi është që sot kemi një shpërfaqje të nj njeriu që ka një super pushtet brenda qeverisë. Secili prej atyre, po të shikoni edhe ministrat e caktuar që kanë marrë edhe poste të rëndësishme, qoftë në Ministrinë e Brendshme, të Arsimit, Financave… të gjithë njerëz që janë ‘protezhe’ të zonjës Balluku.
Që do të thotë që, praktikisht unë shoh një kryeministër i cili do fillojë të bëjë që praktikisht ka filluar ta bëj tashmë ‘turistin’, edhe me garancinë e një njeriu, që është në këtë rast Belinda Balluku, që o jetë garancia e të pabërave me papërgjegjshmërinë totale të një njeriu që firmos çdo gjë që i kërkon shefi.