Raiffeisen Bank, një nga bankat më të mëdha në Shqipëri, dyshohet se ka abuzuar me kredimarrësit hipotekorë duke shkelur ligjin, pasi ka zgjedhur vetëm një kompani për sigurimin e jetës, duke dëmtuar interesat e klientëve.
Raiffeisen Bank” nën hetim, “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL” dhe zhvati qytetarët

Kjo është konstatuar nga një hetim i Autoritetit të Konkurrencës mbi mënyrën se si bankat e nivelit të dytë përzgjedhin shoqëritë e sigurimit të jetës për klientët që marrin kredi hipotekore. Sipas rregullave, në këto raste sigurimi i jetës është i detyrueshëm.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se sjellja e Raiffeisen Bank SHA mund të përbëjë shkelje të neneve 4 dhe 9 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Për kreditë konsumatore, banka ka lidhur kontratë me Sigal Life, duke e bërë atë të vetmen shoqëri sigurimi ku klientët mund të merrnin policën e detyrueshme.
Gjatë periudhës së hetimit janë prerë rreth 39,000 polica sigurimi vetëm pranë Sigal Life, e cila ka përfituar mbi 90% të tregut të sigurimit të jetës për kreditë pranë Raiffeisen Bank. Për rrjedhojë, banka ka arkëtuar të ardhura të konsiderueshme nga komisionet e marra prej kësaj shoqërie.