Jozi tregon më në fund sa para mblodhi në dasmën virale ku djemtë e Tom Doshit e mbuluan me para 💸🎤

Pas videos që bëri namin në rrjet, ku djemtë e Tom Doshit e hodhën në para gjatë performancës, këngëtari Jozi ka rrëfyer publikisht shifrën që i ka lënë të gjithë gojëhapur. Ai u shpreh se vetëm nga ajo natë ka arritur të mbledhë një shumë të madhe, që sipas tij është një dëshmi e qartë se talenti i tij po shpërblehet.

“Jam shumë i lumtur, sepse kjo tregon se muzika ime po vlerësohet. Nuk është vetëm kënga, por edhe energjia që jap në skenë që i bën njerëzit të tregohen kaq bujarë,” – tha Jozi.

“20 milionë lekë janë vetëm fillimi, muzika ime do më sjellë edhe më shumë bekime!”

Dasma u komentua si një nga më të shtrenjat e vitit dhe përfshirja e Jozit në qendër të vëmendjes e bëri edhe më të përfolur. Shumë ndjekës në rrjetet sociale kanë mbetur të habitur nga shifra që ai deklaroi, duke e quajtur “rekord për një këngëtar shqiptar në një natë”.

Ndërsa disa të tjerë kanë reaguar me humor e ironi, Jozi nuk i kurseu emocionet:

“Ky ishte vetëm fillimi, projektet e mia të reja do të tregojnë që suksesi im nuk është rastësi.”

More posts