Qeveria Jep Kredira Falas për Këto Familje – A Je në Listë?

Qeveria ka miratuar sot vendimin për dhënien e kredive të buta për banesë me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit, përmes Entit Kombëtar të Banesave (EKB).

Kush përfiton?

Tre kategori familjesh do të kenë mundësinë të përfitojnë këtë mbështetje:

Familjet që banojnë me qira në ish-prona private Familjet e efektivëve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë Jetimët (fëmijët në përkujdesje të shtetit)

Si aplikohet?

Aplikimi bëhet online, nga kryefamiljari ose kujdestari ligjor, përmes portalit e-Albania, në sistemin e EKB-së.

Dokumentet kryesore që duhen përfshirë janë:

Vërtetim nga ZRPP që tregon se familja nuk ka pronë në Shqipëri Ose provë se prona ekzistuese është nën normat minimale të banimit Për familjet e policëve të rënë në detyrë, dokumentet i përcjell Ministria e Brendshme.

Çfarë ndodh pas aplikimit?

Brenda 5 ditëve krijohet një komision pranë EKB-së që shqyrton kërkesat. Çdo aplikim shqyrtohet brenda 10 ditëve. Në rast refuzimi, aplikuesi ka të drejtë ankese brenda 5 ditëve. Të miratuarit futen në një listë pritjeje pa afat kohor, në pritje të fondeve dhe marrëveshjeve me institucionet financiare.

Çfarë përfshin lista e përfituesve?

Përbërja familjare Gjendja sociale dhe e strehimit Tipi i apartamentit që do të përfitohet

Kur ndërpritet subvencioni?

Kur qytetari nuk liron banesën që ka marrë me qira, sipas afatit Në rast të falsifikimit të dokumenteve apo deklarimeve të rreme Nëse zbulohen probleme serioze në dokumentacion Në rast ndërrimi jete të kryefamiljarit (për ish-pronat private), procedura vazhdon sipas certifikatës familjare të datës 1 dhjetor 1992.

More posts