Qeveria amerikane: Nëse shkelni vizën, ju humbni paratë! Ja si do funksionojë garancia

Administrata Trump ka propozuar një rregull të ri të ashpër që mund të preki mijëra aplikantë për viza: garanci financiare për të hyrë në SHBA. Ky propozim vjen në një kohë kur rregullat për dhënien e vizave po bëhen gjithnjë e më të rrepta.

Sipas njoftimit të publikuar në Regjistrin Federal, Departamenti i Shtetit propozon që aplikantët për viza vizitore – për biznes ose për qëllime turistike – që vijnë nga vende me “shkelje të larta të vizave” ose që ofrojnë shtetësi përmes investimit, të mund të detyrohen të depozitojnë një garanci financiare si parakusht për të hyrë në SHBA.

Çfarë përfshin programi testues?

Zbatimi brenda 15 ditësh nga publikimi zyrtar Aplikon për shtetasit e vendeve jo pjesëmarrëse në Visa Waiver Program Nuk prek automatikisht çdo aplikant, por varet nga rrethanat individuale Qëllimi: të mbrohet qeveria amerikane nga kostot e mundshme nëse një vizitor shkel rregullat e vizës

Ndërkohë, është njoftuar edhe një ashpërsim i procedurave të rinovimit të vizave – shumë aplikantë do t’i nënshtrohen një interviste të dytë personale, një praktikë që më parë nuk ishte e detyrueshme.

Çfarë ndodh me Lotarinë Amerikane?

Në një lëvizje tjetër të diskutueshme, DASH ka propozuar që aplikantët për Lotarinë e Vizave të posedojnë pasaportë të vlefshme nga vendi i shtetësisë, duke shtuar edhe një filtrim paraprak për këtë kategori.

Departamenti i Shtetit pranon se më parë ka shmangur kërkesat për garanci për shkak të kompleksitetit procedurial dhe perceptimeve të gabuara që mund të krijohen në publik, por tani e konsideron masën të nevojshme për të parandaluar abuzimet.

More posts