🔴 Gjendje emergjente në Bregun Lindor të SHBA: Stuhitë ekstreme kërcënojnë jetën e miliona banorëve
“Qëndroni brenda!”SHBA përjeton stuhinë më të frikshme të këtij viti!

Shtetet e New Jersey dhe New York janë në alarm të kuq! Një valë stuhish të fuqishme ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e emergjencës, për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që pritet të arrijnë nivele kritike brenda orëve të ardhshme.
Sipas meteorologëve, deri në 18 cm shi mund të bjerë në disa zona, duke rritur rrezikun për përmbytje të menjëhershme që kërcënojnë jetën, në veçanti në zonat urbane me sistem të dobët kullimi.
🔺 Guvernatorja në detyrë e New Jersey, Tahesha Way, ka firmosur Urdhrin Ekzekutiv Nr. 394, duke mbyllur zyrat shtetërore dhe aktivizuar planet emergjente në të gjitha 21 qarqet. Ajo u bëri thirrje qytetarëve:
👉 “Qëndroni në shtëpi. Respektoni udhëzimet. Kjo stuhi nuk është e zakonshme.”