Pushteti i zi nisi me varrosjen pa gjyq të një 17-vjeçari”, gazetari ‘shpërthen’ ndaj Veliajt: Pagoi 20 milionë euro…

Gazetari Bledian Koka shprehet se Erion Veliaj duhet të hetohet për vrasjen e Ardit Gjoklajt. Ai deklaron se secili prej atyre që kanë bashkëpunuar me Veliajn, do ta shesin një nga një.

Koka thekson se Veliaj sot është duke u gjykuar për çdo gjë tjetër përveçse për të këqijat që ka bërë.

“A nuk i kemi thënë ne që Veliaj përdor pushtetin e tij për tu pasuruar?

A nuk e kemi thënë ne që shumë zyrtarë të qeverisë ishin ‘zara’ të Veliajt dhe punonin për llogari të tij

Tashmë që drejtësia funksionon, a nuk janë këto konfirmimi i asaj që ne kemi parashikuar, e dinim por nuk e konfirmonim dot.

Këtu jemi në fazën e konsumimit të të gjithë së keqes dhe tashmë Veliaj po paguan pasojat e shpërdorimit të tij të detyrës dhe super pushtetit që ai kishte.

Secili prej atyre që kanë bashkëpunuar me Veliajn, do ta shesin një nga një.

Sepse drejtësia po bën punën e vet vetëm për rastin Veliaj.

Unë besoj fort se Veliaj sot është duke u gjykuar për çdo gjë tjetër përveçse për të këqijat që ka bërë.

Pra unë mendoj se Veliaj nuk ishte problemi tek ca tendera te Ajola Xoxa.

Unë mendoj se Veliaj duhet të hetohet se pari për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe për mënyrën se si korruptohej një prokuror të kohës duke i dhënë familjarëve të tij nja 20 milion euro tender që të mbyllte rastin e Ardit Gjoklajt.

Unë mendoj se e keqja dhe i gjithë pushteti i zi i Veliajt ka nisur ditën kur vendosi të varrosë pa gjyq një 17-vjeçar.”- tha Koka.

More posts