Mesditën e 18 nëntorit të vitit të kaluar, pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, një konfortim fizik mes disa të rinjve përfundoi në një tragjedi.
Publikohet për herë të parë momenti i vrasjes së Martin Canit (Video)

Vogëlushi 14-vjeçar, Martin Cani, u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshtari i tij Mario Përlleshaj, ndërkohë që mbylli sytë përgjithmonë në spital pasi fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë.
Në një kohë kur kalvari i vuajtjteve është duke vijuar për familjarët e Martinit në sallat e gjyqit, ku dhe po kërkojnë me zë të lartë drejtësi për birin e tyre, gazetari Eraldo Harilcaj ka publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori jetën Martinit, djaloshit me ëndrra të mëdha për t’u bërë një futbollist me zë dhe për të përfaqësuar Kombëtaren shqiptare.
Përmes kësaj video, gazetari na ka kthyer disa muaj pas, pikërisht më 18 nëntor të vitit 2024, në orën 14:13 minuta.
Në këtë video të publikuar shihen dy të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Përlleshaj teksa ecin të dy krah njëri-tjetrit, ndërkohë që mbrapa po i ndjekin shokët, mes tyre edhe Luis Meçaj, miku i 14-vjeçarit i cili po ashtu mbeti i plagosur në këtë ngjarje.
Leave a Reply