Prishtina u bë sot epiqendra e emocioneve, teksa ylli me famë botërore Dua Lipa u rikthye në vendlindje për të marrë një nga nderimet më të mëdha të jetës së saj – shtetësinë e Republikës së Kosovës, me dekret presidencial nga vetë Presidentja Vjosa Osmani.
Pse gjithë Prishtina po flet për Dua Lipën? Veprimi i Presidentes Osmani i la të gjithë pa fjalë!

Me një pritje plot ngrohtësi dhe krenari, Presidentja shpërndau lajmin në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë një “nder të veçantë” për vendin dhe duke e mirëpritur Duan me fjalët:
“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua.”
Por kjo nuk ishte thjesht një vizitë zyrtare. Ishte një rikthim emocional. Një moment kur Kosova, përmes figurës më të ndritur në skenën ndërkombëtare, shprehu mirënjohje dhe dashuri.
“Ajo ka qenë dhe mbetet një nga zërat më të fuqishëm në skenat botërore, një inspirim për miliona njerëz”, – tha Osmani, duke theksuar rolin unik të Lipës në promovimin e Kosovës, fuqizimin e rinisë dhe mbështetjen e artit vendas.