Cristiano Ronaldo, një nga sportistët më të disiplinuar në botë, është vënë sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një zakon paksa të pazakontë: lyerjen e thonjve të këmbëve. Sipas gazetës gjermane BILD, 39-vjeçari e bën këtë për arsye higjienike dhe mbrojtëse, për të shmangur bakteret dhe kërpudhat që krijohen nga djersa në këpucë dhe çizme.
Pse Cristiano Ronaldo vendos manikyr të zi në gishtat e këmbëve?

Ky zakon nuk është i pazakontë mes sportistëve profesionistë, veçanërisht në boks, MMA dhe atletikë. Mike Tyson dhe Israel Adesanya kanë ndjekur të njëjtën praktikë gjatë karrierës së tyre


