Një tjetër histori si ajo e Mihalit, e regjistruar vite më parë, ka ndodhur në jug të vendit. Në plazhin e Borshit, një person i cili jep dhoma me qira ka përzënë në mënyrë të dhunshme pushuesit dhe turistët të cilët po merrnin rreze dielli në hapësirat publike të plazhit.
Pronari i Borshit” përzë pushuesit, heq pantallonat para tyre dhe kryen veprime të turpshme

Personi në fjalë, sipas denoncimit të bërë te JOQ, pretendonte se plazhi është i tij dhe për këtë arsye ata duhet të largoheshin.
Sipas tyre, ky person, ka ushtruar presion fizik dhe verbal ndaj qytetarëve, madje ka përdorur dhe fjalë kërcënuese si dhe një fjalor banal.
Ndërkohë, në një video e cila është filmuar nga vetë pushuesit ky shtetas, identiteti i të cilit ende nuk dihet, shihet teksa bën veprime të turpshme para qytetarëve.
Në momentin që ai kishte kuptuar se pushuesit ishin duke e filmuar, filloi të bënte gjeste të pahijshme para njerëzve të pranishëm, mes tyre dhe fëmijë dhe familjarë.