Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Erion Veliaj me informacionet që ka, mund të përmbysë qeverinë e Edi Ramës.
Prognoza e Klodiana Lalës: Informacionet e Erion Veliajt rrëzojnë qeverinë

Klodiana Lala theksoi se Erion Veliaj nuk ka për të folur kurrë ndërsa shtoi se ai ishte personi i dytë më i pushtetshëm në Shqipëri.
“Erion Veliaj nuk ka për të folur kurrë. Sepse Veliaj ishte njeriu i dytë më i pushtetshëm në Shqipëri. Ai mund tqë shkatërrojë qeverinë, sepse ka shumë informacion për shkak të pushtetit të gjatë dhe se ka drejtuar Bashkinë më të madhe në vend. Por Veliaj nuk është në kushtet që mund të flasë. Ai duhet të kishte folur përballë prokurorëve të SPAK. Ata të cilët i konsideronte kolegë kur ishte jashtë, kur mund të bënte një marrëveshje ndoshta të merrte statusin si i penduhar. Por tashmë është në pozita të tjera“, tha Lala.