Prej ditësh në spital/ Zhvillim i Fundit: Ja si është gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos…

Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është larguar këtë të diel, 21 shtator, nga ambientet e Spitalit të Durrësit.

Sipas përllogaritjeve zyrtare, Dakos i mbeten vetëm 11 ditë burg, pasi pjesën më të madhe të dënimit e ka shlyer në paraburgim dhe arrest shtëpie.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit, ditën e martë, konfirmoi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg të dhënë më herët nga GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit. Në të njëjtën ditë, Dako ka pësuar komplikacione shëndetësore dhe është shtruar në spital për kontroll mjekësor.

Vendimi i formës së prerë e kthen Dakon pas hekurave, duke i dhënë fund një procesi gjyqësor të gjatë dhe të ndjekur me interes të lartë publik 7th

More posts