Situata në televizionin privat MCN TV, në pronësi të Endri Meksit, djalit të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, duket se po përshkallëzohet gjithnjë e më shumë.
Prej disa muajsh s’u jep rrogat gazetarëve, djali i Leka Meksit: S’më do k*ri!

Pas akuzave të shumta publike për mosdhënie pagash prej muajsh, pronari i televizionit ka reaguar me një gjuhë të papranueshme ndaj një postimi të bërë në Facebook nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, ku trajtohej pikërisht ky problem. Në vend të një sqarimi apo përgjegjësie, Meksi ka komentuar literalisht: “S’më do k*ri!”.
Ky reagim, i konsideruar skandaloz dhe i papranueshëm për një drejtues mediaje, tregon jo vetëm mungesë respekti ndaj ish-punonjësve, por edhe arrogancë dhe përçmim ndaj profesionit të gazetarisë në përgjithësi.
Kjo situatë nuk është e re. Dy muaj më parë, një gazetare denoncoi në redaksinë e JOQ Albania se punonjësit e MCN TV kishin 6 muaj pa marrë rroga, duke përshkruar trajtimin nga drejtuesit si fyes dhe të pandinjitetshëm. Sipas saj, edhe kërkesat tek Inspektorati i Punës kishin mbetur pa përgjigje, duke lënë stafin pa asnjë mbrojtje ligjore.
Ndërkohë, një ditë më parë aktorja dhe prezantuesja Delinda Disha akuzoi publikisht pronarin Meksi dhe administratoren Marsida Karabollaj për mosdhënie pagash prej 5 muajsh dhe vendosje gjobash ndaj punonjësve. Sipas saj, mbi 100 punonjës nuk kanë marrë pagat që prej muajit prill, ndërsa pagesat kryhen përmes kompanisë JOHANITERI Shpk, duke dyshuar për shmangie të deklarimit të taksave.