PRAPASKENAT/ Ministrja “Diella” është projekt PRIVAT i Tony Blair!

Kryeministri Edi Rama nuk u tregua plotësisht i sinqertë gjatë ansamblesë të PS-së ndërsa tha se ministri AI-Diella ishte një projekt i qeverisë së tij për të përdorur Inteligjencën Artificiale në luftën kundër korrupsionit.

E vërteta është pak më ndryshe, Qeveria Shqiptare, dhe korrupsioni shqiptar po përdoret si kavje eksperimentale për interersat private personale të zotit, Tony Blair.

Instituti Tony Blair e ka dekonspiruar vetë këtë të vërtetë të thjeshtë.

Në publikimet e tyre zyrtare ata thonë se në kuadër të fondeve që mbledhin nga institucione ndërkombëtare pjesë ekslusive të projektit kanë edhe projektin “Diella 2.0”

Kompania private e bashkëshortes së Tony Blair ka shkaktuar dyshime dhe debate pasi është pajtuar në mënyrë të fshehtë nga qeveria shqiptare për disa çështje arbitrazhe.

PRAPASKENAT/ Ministrja "Diella" është projekt PRIVAT i Tony

Por duket se tashmë çifti Blair nuk po mjaftohet më me kontrata shërbimi por kanë arritur të kapin një portofol të tërë ministror për të vendosur aty një robot i cili ndër të tjera do të shqyrtojë dhe kontratat e tyre.

Por nuk është kjo pika më nevralgjike e kësaj historie.

Ndërsa disa skeptikë e quajnë diellën si kali “Kaligula”, krahasimi çalon sepse në fakt Kaligula i famshëm senator, nuk është Diella, në rastin tonë Kaligula rezulton Edi Rama, ndërsa perandori i bie të jetë instituti i Tony Blair i cili e ka shndërruar kryeministrin e Shqipërinë në një kal të bindur i cili garanton fitimet dhe projektet private të Tony Blair dhe trajton interesat e Shqipërisë; sikur Shqipëria të jetë bizhu personale e bashkëshortes së zotit Blair

More posts