Politika në rënie të lirë: Kandidati i Lapajt kërc*non me pështymë Endri Shabanin!

Përçarje publike dhe fjalor banal në “Shqipëria Bëhet” – Arjan Konomi kërcënon Endri Shabanin: “Do të të pështyj në fytyrë!”

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, që premtonte ndryshim, etikë dhe moral të ri në politikë, po përjeton çarje të thella të brendshme, duke u kthyer në arenë përplasjesh të ashpra dhe fjalori denigrues.

Në një video të postuar në Instagram, Arjan Konomi, kandidat i propozuar nga Adriatik Lapaj, shpërtheu me një sulm verbal të paprecedent ndaj liderit të Nisma Thurje, Endri Shabani. Me një ton të ashpër dhe fjalor të rëndë, Konomi e akuzoi Shabanin për manipulim, egoizëm politik dhe mungesë morali, duke përdorur fjalë si: “mashkull legen”, “skuth”, “kukumjaçkë” dhe “zhabë”.

Ai madje shkoi më tej duke e kërcënuar publikisht se do ta pështynte në fytyrë nëse i del përpara, një deklaratë që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje serioze mbi legjitimitetin etik të figurave që vetëpozicionohen si alternativa.

Konomi pretendon se Shabani ka shtrembëruar deklaratat e tij dhe se po saboton qëllimisht përpjekjet për një lëvizje të pastër. Në këtë përplasje është përmendur edhe një tjetër figurë, Zeqiri, të cilin Konomi e akuzon për mungesë morali dhe lidhje të dyshimta, pa ofruar prova konkrete.

Përballë kësaj skene të shëmtuar publike, qytetarët dhe mbështetësit e kësaj lëvizjeje po kërkojnë sqarime të menjëhershme dhe reflektim nga drejtuesit e koalicionit, nëse pretendojnë të jenë ndryshe nga elita tradicionale që kritikojnë.

Kliko më poshtë për të parë videon:

https://www.instagram.com/reel/DMV2ZgQtM0I/?igsh=Nmx1cW4xanV4emx0

More posts