Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të dyshuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, është shoqëruar nga forcat e policisë në ambientet e Komisariatit të Shkodrës, pas një deklarate të fortë dhe kërcënuese drejtuar sistemit të drejtësisë.
“Policia vepron pas k*rcënimit të frikshëm: ‘Gjyqtari do ketë të njëjtin fat si Astrit Kalaja’”

Në një prononcim publik të bërë më herët, Shkambi deklaroi:
“Gjyqtari që do të dënojë nipin e tij do të ketë të njëjtin fat si Astrit Kalaja.”
Deklarata është konsideruar kërcënim i hapur ndaj një funksionari publik, ndaj policia ka vepruar menjëherë për të marrë sqarime dhe për të garantuar sigurinë e drejtësisë.
Ngjarja ndodh një ditë pas atentatit të rëndë ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri në Shkodër, një sulm i mirëorganizuar që ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e trupës gjyqësore dhe funksionarëve të shtetit.