Ka shkuar në tre numri i personave të vrarë në Gjilan, derisa ka edhe të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Policia publikon foton e autorit të vrasjes së trefishtë në Gjilan: Na ndihmoni ta kapim

Fillimisht Policia e Kosovës njoftoi për vdekjen e dy personave në vendin e ngjarjes, në rrugën “Ibrahim Rugova”, derisa konfirmoi se dy të tjerëve të plagosur u është dhënë ndihma në qendrën emergjente në Gjilan.
I dyshuar për vrasjet është Mefail Shkodra, të cilin policia e ka shpallur në kërkim, teksa ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Vrasjet në Gjilan, Policia e shpall në kërkim të dyshuarin, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur.
Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në mesditë në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia.