Kryeministri Edi Rama është shprehur se duhet pezulluar menjëherë veprimtaria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
“Po na bën shumë dëm/ Rama tregon VENDIMIN ekstrem: Duhet të pezullohet urgjent…

Rama u shpreh se “AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë, bën dëm”.
Kreu i qeverisë tha më tej se duhet ngritur një Komision i Posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së. Gjithashtu, Rama propozoi se në komision duhet të ftohet edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së.
“AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm”, tha Rama.