Një plagosje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin turistik të Borshit.
Plagosje me armë zjarri në Borsh! I riu qëllon shokun pas debatit në lokal, arrestohet pas ngjarjes

Sipas burimeve nga policia, është plagosur një i ri, Erald Shullazi, të cilin fatmirësisht plumbi e ka kapur në dorë, duke shmangur pasoja më të rënda që mund të kishin qenë edhe fatale.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal jo shumë larg nga aksidenti i djeshëm, ku dy shokë po konsumonin alkool. Sipas dëshmive, pas një debati mes tyre, njëri prej të rinjve banues në Tepelenë, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të mikut të tij nga Kruja duke e plagosur.
Menjëherë pas ngjarjes, autori Albert Dollaku është larguar nga vendi i krimit. Personi i lënduar është transportuar në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të Komisariatit të Policisë Himarë, nën drejtimin e shefit të komisariatit, autori u identifikua në kohë rekord dhe u vu në pranga. Ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit ku ka dhënë dëshminë e tij dhe ka rrëfyer ngjarjen.