Në një intervistë në televizonin grek “Open”, Pirro Dhima ka rrëfyer se është bullizuar shpesh, madje ende vazhdojnë sharjet dhe fyerjet ndaj tij duke e quajtur ‘shqiptar’.
Pirro Dhima: Në Greqi më kanë sharë duke më quajtur shqiptar! Nuk jam ndjerë kurrë shqiptar

Por Dhima tha se nuk shqetësohet nga kjo, edhe pse nuk ndjehet se është shqiptar. Ai ka thënë se është rritur me shqiptarët dhe i ka quajtur ata vëllezër.
Dhima tha se minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi janë dhe duhet të jenë urë lidhëse për miqësinë mes dy vendeve, fakt ky që është pohuar edhe nga vetë Mitsotakis në prani të Edi Ramës në Derviçan të Shqipërisë.
Teksa u pyet nga gazetarja se “a ka ndjerë racizëm në Greqi, apo je bullizuar?”, Dhima u përgjigj “po”.
Poooo, çdo ditë, çdo ditë. Nga mëngjesi në darkë më shajnë. Për shumë vite ndodh kjo gjë. Ende edhe sot disa trollë shkruajnë nga mëngjesi në darkë, më shajnë, më fyejnë. Më quajnë shqiptar. Unë nuk ndjehem shqiptar, s’jam ndjerë ndonjëherë shqiptar, nuk jam shqiptar”, tha ai.