Në një moment të papritur nga “dhoma e nderimit”, Katerina dhe Keijsi janë kapur “mat” duke biseduar shumë afër njëri-tjetrit, duke ndezur menjëherë thashethemet në rrjete sociale.
Përputhen prapaskena : Katerina dhe Keijsi kapen mat ne dhomen e nderimit ça ndodhi mes tyre ( Video )

Burime pranë produksionit tregojnë se gjatë pushimit të xhirimeve, dy konkurrentët dukeshin mjaft të qeshur e të relaksuar, ndërsa shkëmbenin batuta dhe shikime që nuk kaluan pa u vënë re.
Në këtë skenë ndërhyri edhe moderatorja Loredana, e cila nuk e humbi rastin për t’i ngacmuar me pyetje pikante mbi atë që po ndodhte mes tyre. “Ka diçka këtu, apo vetëm shoqëri?”, – thuhet se u shpreh ajo, duke i bërë konkurrentët të skuqeshin e të shmangnin përgjigjet e drejtpërdrejta.
Mesa duket, kimia mes Katerinës dhe Keijsit po bëhet gjithnjë e më e dukshme, dhe fansat e emisionit janë të bindur se dyshja duhet të dalë në një takim zyrtar për të parë nëse kjo afërsi mund të kthehet në një histori të re dashurie brenda “Për’puthen”.
💬 Çfarë mendoni ju? A do të shohim së shpejti një “date” romantike mes tyre?