Rritja e flokut nuk ndodh sa hap e mbyll sytë, pavarësisht sa shumë e duam atë.
Përfitimet e jashtëzakonshme të limonit për rritjen e flokëve tuaj

Shpesh ajo ngadalësohet si pasojë e ushqyerjes së keqe, stresit dhe rrethanave të tjera. Mirëpo, rritja e flokut mund të nxitet dhe përshpejtohet falë produkteve të duhura. Disa prej tyre janë: hudhra, lëngu i patates por edhe produkte të tjera natyrore. Një nga këto produkte është limoni, një agrume e cila është përdorur prej shekujsh për shëndetin, bukurinë e jashtme dhe për të nxitur rritjen e flokëve.
Limoni është një burim fantastik i vitaminës C, e cila luan një rol kyç në prodhimin e kolagjenit, një substancë që forcon flokët dhe ndihmon në procesin e rritjes së tyre. Aciditeti i limonit gjithashtu ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve dhe pastron skalpin e kokës nga zbokthi, duke erthyr lëndë ushqyese thelbësore për flokët. Në këtë artkikull, do të shqyrtojmë mënyrat se si mund të përdorni limonin për të përmirësuar shëndetin e flokëve tuaj dhe për të arritur rezultate mahnitëse
Një mënyrë shumë e thjeshtë për të shfrytëzuar limonin për shëndetin e flokëve është ta shtrydhni gjysmën e tij dhe lëngun ta përdorni për të masazhuar kokën për rreth 5 minuta. Më pas duhet të prisni 10 minuta të tjera dhe të vazhdoni rutinën tuaj të larjes dhe zbutjes së flokëve. Kjo kurë mund të përdoret një herë në javë dhe është mëse e përshtatshme për njerëzit me flokë të yndyrshëm, duke ndihmuar në regulimin e prodhimit të yndyrës në skalp
Një tjetër kombinim efektiv është përdorimi i limonit së bashku me vajin e ullirit. Për këtë maskë ju nevojiten: 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle vaj kastori dhe 4-5 pika vaj esencial limoni. Bashkoni vajrat në një enë dhe ngroheni pak. Më pas, aplikoni këtë përzierje në rrënjët e flokëve për 15 minuta dhe mbajeni për 30 minuta të tjera. Pas aplikimit, lani flokët me shampo për ta lehtësuar eliminimin e yndyrës, ose përdorni një zbutës flokësh deri në 5 minuta para se ta lani përsëri. Kjo maskë është e këshillueshme të përdoret 2-3 herë në javë për rezultatet më të mira.
Leave a Reply