Pasuria e çdo qytetari në rrezik? Ylli Manjani paralajmëron për nenet e reja në Kodin Penal

Juristi i njohur Ylli Manjani ka ngritur alarmin për disa nene të draftit të Kodit të ri Penal, duke i cilësuar ato si të rrezikshme për qytetarët. Në një intervistë për “Now” në Euronews Albania, ai tha se dispozitat për “pasurimin e paligjshëm të kujtdo” janë një mënyrë për t’u grabitur pronën shqiptarëve.

“Imagjinoni, të ndalon polici në rrugë dhe të pyet: këtë xhaketën ku e ke blerë? Nëse nuk e bind, mund të të konsiderojnë të pasuruar në mënyrë të paligjshme. Kjo është e tmerrshme. Kodi Penal nuk mund të shndërrohet në një armë për të rrëmbyer pasuritë e qytetarëve”, – tha Manjani.

Ai e quajti këtë logjikë “bolshevike” dhe “majmunizëm”, duke theksuar se aktualisht një verifikim i tillë bëhet vetëm për personat që kanë indicie kriminale në kuadër të ligjit antimafia. Ndërsa, sipas draftit, rreziku do të përfshinte çdo qytetar.

Manjani ngriti shqetësimin se Kodi i ri fokusohet vetëm te dënimi me burg dhe jo te edukimi i shoqërisë:

“Qëllimi nuk është të fusim gjithë shoqërinë në burg, por ta edukohet. Ka shumë shkelje që duhen trajtuar administrativisht, jo penalisht. Nuk zgjidhet asgjë me pranga.”

Si shembull, ai përmendi dënimin deri në 10 vite burg për armëmbajtje pa leje:

“10 vjet burg për të mbajtur armë? Po 10 vjet për të qëlluar në dasmë? A ndodh kjo në ndonjë vend tjetër të botës?”, – u shpreh juristi.

Sipas tij, çdo kod penal duhet të shoqërohet me një kod kundravajtjesh administrative, për të shmangur kriminalizimin e panevojshëm të shoqërisë.

Kliko linkun më poshtë për të parë videon:

https://youtu.be/frutRdRtNHE?si=K58n7tC9lB1XiZHu

More posts