Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta prej kohësh abuzonte seksualisht me vajzën e tij të mitur vetëm 12 vjeç.Tashmë Zamir Meta ndodhet në qeli ndërsa e mitura po mbahet në një institucion të posaçëm në Tiranë.
Pasi babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare,familjes i ndodh serisht dicka e keqe

Në familjen Meta janë dhe 6 fëmijë të tjerë, për të cilët tashmë kujdeset e ëma e tyre, Juela Meta.
Për ta shteti ka siguruar një banesë pasi pronari i shtëpisë ku banonin, i nxori jashtë pas bërjes publike të rastit në fjalë.
Zamir Meta akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.
Euronews raporton se, Juela Meta ka rrëfyer episodin kur është sulmuar nga pronarja e shtëpisë, e cila e ka kërcënuar se duhet të lironte banesën brenda një afati 2 ditor ose në të kundërt do të derdhej gjak.