Pas videove virale, Egli Tako sqaron publikisht marrëdhënien me djalin misterioz

Pas qarkullimit të videove dhe fotove nga pushimet në jug, ku u aludua se Egli Tako ishte e afërt me një tjetër djalë, moderatorja ka vendosur të reagojë publikisht për të sqaruar të vërtetën.

Në një sërë postimesh në Instagram, Egli është shprehur se bëhet fjalë vetëm për një shok të ngushtë dhe se nuk ka asnjë lidhje romantike. Ajo ka kritikuar ashpër disa portale dhe “pseudo-gazetarë” për përhapjen e lajmeve të pavërteta, duke theksuar se ky është një shkelje e privatësisë dhe e të drejtave të saj.

“Unë jam e njëjta Egli për ta dhe me ta. Nuk ndryshoj shoqërinë time për disa gojë të liga. Kjo është hera e fundit që flas me ju nëpërmjet rrjeteve sociale, herën tjetër do të jetë përmes dyerve të gjykatës,” – shkruan ajo.

Egli ka lënë të kuptohet se nuk do të tolerojë më shpifjet dhe se është e gatshme të ndjekë rrugën ligjore për të mbrojtur imazhin e saj. Ajo ka përfunduar reagimin me një thirrje për respekt ndaj jetës private dhe marrëdhënieve të saj miqësore.

Ky reagim ka ardhur pasi situata ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke shkaktuar debat mes ndjekësve nëse bëhej fjalë për një moment të pafajshëm apo diçka më shumë.

More posts