Pas Velipojes tjeter ngacmim i turpshem ne stacionin e trenit Durrës !

Një ngjarje e rëndë e raportuar më 15 korrik në plazhin e Velipojës ngriti shqetësime për sigurinë dhe moralin në hapësirat publike. Një vajzë tregoi se ishte ngacmuar në mënyrë të pahijshme nga një burrë i panjohur, i cili sillej si “maniak”, duke kryer gjeste të turpshme dhe të neveritshme, ndërkohë që përpiqej të sigurohej se askush nuk po e shihte. Pasi vajza reagoi, burri uli kokën dhe bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Postimi i sotëm e rikthen shqetësimin edhe një herë. Një vajzë nga Durrësi ka kontaktuar redaksinë, duke treguar se u ngacmua nga një burrë i moshuar pranë stacionit të trenit:
“Përshëndetje, desha t’ju dërgoj një video, por anonim ju lutem. Një ditë, teksa po prisja një njeriun tim tek stacioni i trenit në Durrës, një burrë bënte gjeste të tilla. Më ngacmonte gjatë gjithë kohës, por nuk munda të bëj dot një video më të gjatë.”

Këto raste po shtohen ndjeshëm dhe po kthehen në një shqetësim serioz, sidomos në hapësira publike si plazhet, stacionet e transportit dhe rrugët e qyteteve. Vajzat e reja shpesh përballen me ngacmime nga të moshuar që kryejnë veprime të turpshme e të pahijshme, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen e autoriteteve dhe një reagim më të fortë shoqëror kundër këtij fenomeni.

More posts