Charlotte, SHBA – Stanislav “Stas” Nikulytsia, i dashuri i 21-vjeçares ukrainase Iryna Zarutska që u vra tragjikisht në një tren në Charlotte, ka reaguar publikisht për herë të parë pas ngjarjes që tronditi opinionin publik.
Pas tragjedisë në tren, reagon për herë të parë i dashuri i Iryna-s: Zemra e thyer…

Në rrjetet sociale, ai ka postuar një foto me të ndjerën, shoqëruar vetëm me një emoji zemër të thyer, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e partneres së tij. Gjithashtu, në “story”-t e Instagram-it ai ka shpërndarë video kritike ndaj gjyqtares Teresa Stokes, e cila vetëm disa muaj më parë kishte liruar autorin e krimit, Decarlos Brown.
Brown, i cili ka një histori të gjatë arrestimesh, ishte lënë i lirë në janar vetëm me një “premtim me shkrim” për t’u paraqitur në gjykatë. Vendimi i gjyqtares ka shkaktuar reagime të forta dhe kritika të ashpra në opinionin publik, ndërsa rasti po shihet si shembull i dështimit të sistemit të drejtësisë amerikane.
Iryna Zarutska kishte ardhur në SHBA në vitin 2022 së bashku me familjen e saj, pasi ishte larguar nga lufta në Ukrainë. Ajo jetonte prej një viti në Charlotte me Nikulytsia, i cili përshkruhet në nekrologji si “partneri i saj i jetës”.
Familja e viktimës deklaroi se Iryna kishte ardhur për të gjetur paqe dhe siguri, por humbi jetën në mënyrën më të tmerrshme. Tragjedia ka ndezur debatin mbi reformën e sistemit gjyqësor dhe sigurinë e udhëtarëve në transportin publik në SHBA.