Pas largimit të Elisa Spiropalit, ja kush do të drejtojë Kuvendin

Niko Peleshi është zyrtarisht Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë, duke marrë vendin e Elisa Spiropalit. Vendimi është marrë sot nga Partia Socialiste, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e legjislativit.

Elisa Spiropali, e cila mbajti postin e Kryetares së Kuvendit, do të vazhdojë të ketë rol aktiv në politikën parlamentare, por jo më në drejtimin e institucionit më të lartë ligjvënës.

Ndërkohë, deputetja e Durrësit Klodiana Spahiu , me katër mandate në Kuvend, është zgjedhur Nënkryetare, duke forcuar përfaqësimin e këtij qarku në nivelet e larta të politikës. Po ashtu, Taulant Balla është emëruar Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, një pozicion kyç për drejtimin e mazhorancës në Parlament.

Ky riorganizim vjen në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe shihet si një hap strategjik për përforcimin e rolit të PS-së në drejtimin e institucioneve të vendit.

More posts