Pas deklaratës së Jozit, Loredana prezanton ‘shoqërinë e keqe’

Pas intervistës së fundit të Jozit, ku ish-banori i Big Brother VIP Albania foli hapur për përvojën në reality show dhe për raportin me Loredanën, ka ardhur edhe një reagim nga ana e ish banores së Big Brother.

Vetëm pak pas deklaratës së Jozit, Loredana ka postuar një video me humor në InstaStory së bashku me DJ Benito-n, ku dëgjohet të thotë: “Shoqëria e keqe vazhdon, këtu kemi më të keqin fare”.

Kjo deklaratë e saj është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një reagim ironik ndaj fjalëve të Jozit.

Gjatë intervistës, Jozi u shpreh se “Loredana ka zgjedhur një rrugë jo shumë të mirë” dhe se është duke u rrethuar nga njerëz që, sipas tij, “nuk i bëjnë nder”.

Reagimi i Loredanës shihet nga shumë si një kundërpërgjigje e qartë, në mënyrën e saj, ndaj komenteve të bëra nga ish-banori i BBVIP. 

More posts